Lokalet ne Spanje socialistet shenojne humbje historike

Humbje historike janë shënuar për socialistët në zgjedhjet lokale dhe rajonale spanjolle mes protestave në masë kundër planit të kursimeve.
Socialistët spanjollë të kryeministrit José Luis Rodríguez Zapatero kanë pësuar një humbje të thellë duke zbritur në rezultatet më të dobëta në historinë më të re të Spanjës.
Sipas rezultateve paraprake kanë fituar vetëm 28 për qind të votave. Partia Popullore Konservatore e Mariano Rajoy ka fituar 37 për qind dhe me këtë rezultat rrëzon socialistët në shumë bastione të tyre, që tradicionalisht janë qeverisur nga të majtët si qytetet Sevilla dhe Cordoba.
Kryeministri Zapatero pranoi humbjen, por theksoi që zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Zgjedhjet, ku u thirrën për të votuar 35 milionë qytetarë, u shoqëruan me një seri protestash në Madrid dhe qytete të tjera të vendit kundër papunësisë së lartë, politikës së kursimit, korrupsionit dhe pushtetit të bankave.
Ndonëse ligji spanjoll ndalon tubimet para zgjedhjeve dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar.
Delina Bitraku