E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi i Ballkanit Clinton Bashkepunim nder rajonal

Vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me projekte e nisma të cilat synojnë integrimin  në NATO dhe Bashkimin Europian. Ky ka qenë mesazhi i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, gjatë  takimit Balkan Networking, në Budva të Malit të Zi.

Ballkani në vitet e ’90 u përfshi në procese dezintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta me të cilat përballet duke filluar nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe europiane, e deri në përballimin e ndryshimeve klimatike, bëjnë të domosdoshëm ndërtimin e një network-u më të gjerë nga vendet e rajonit, për të zhvilluar politika të qëndrueshme. 

Ish-presidenti Clinton theksoi gjithashtu se në të kaluarën ka pasur tragjedi dhe probleme, që i ndanë popujt e Ballkanit, por e ardhmja ka shumë të përbashkëta. Duhet të ekzistojë një partneritet mes publikut dhe  privatit, si rrugë e domosdoshme për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në vendet e rajonit.

Në këtë takim ka qënë i pranishëm edhe ministri i mjedisit, Fatmir Mediu, me ftesë të kryemiministrit malazez. Mediu ka zhvilluar një sërë takimesh me ministrat homologë, si dhe politikanë të rëndësishëm të rajonit.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›