Lokalizohet zjarri në autostradë, nisin hetimet për shkaqet
Forcat zjarrfikese kane arritur te shuajne zjarrin ne ndertesen shumekateshe dhe njoftojne se kane lokalizuar flaket vetem ne dy magazinat e firmave te demtuara. Aktualisht ne vendin e ngjarjes ka ende forca te shumta te policise dhe zjarrfikese te mberritura nga Tirane, Durresi dhe Kruja, te cilet po punojne per shuarjen plotesisht te zjarrit. Nderkohe, policia ende nuk ka asnje version perfundimtar per shkakun e renies se zjarrit. Sipas burimeve, konkluzionet do te dalin pas qetesimit te plote te situates ne vendngjarje. Te dhenat e para flasin per dy pista, nje shkendije elektrike, por edhe mundesia per nje zjarrevenie te qellimshme, por ende eshte heret per perfundime. 16.30Zjarri në autostradë, rrezikohen godinat ngjitur me magazinën e djegurFlaket e zjarrit rrezikojne ndertesat ngjitur me magazinen e djegur te firmes "Henri" shpk, qe u perfshi nga flaket mesditen e sotme, duke shkaktuar panik te madh, jo vetem tek punonjesit, por edhe ne autostrade. forcat zjarrefikese, njoftojne se vazhdon puna per izolimin e flakeve, ndonese era dhe forca e zjarrit e ben te veshtire punen. Pas djegies se magazines, flaket kane perfshire dhe nje tjeter ndertese ngjitur, nderkohe qe forcat e nderhyrjes vazhdojne punen. 14.05Tiranë-Flakë të mëdha zjarri kanë përfshirë magazinën e firmës "Henri shpk" pranë autostradës Tiranë-Durrës, për pasojë policia ka bllokuar lëvizjen e makinave në autostradë. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar makinat që qarkullojnë në këtë aks si dhe ndërtesa të tjera ngjitur me fabrikën e prodhimeve hidrosanitare.
Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të shuajnë flakët. Nuk ka njerëz të dëmtuar, ndërsa materialet e djegura kapin shifra ne miliona lekë. Janë 9 zjarrfikëse të Tiranës dhe Durrësit që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Magazina e përfshirë nga flakët ndodhet pranë nënstacionit elektrik të Kasharit. Sipas informacioneve nga OSSH-ja eshte ndërprere energjia në autostradën Tiranë-Durrës, pasi zjarri që sapo ka rënë është ngjitur me nënstacionin elektrik të Kasharit.
Sipas OSSH-së ky vprim është kryer për arsye sigurie derisa gjendja të dalë jashtë rrezikut për nënstacionin
Në autostradën Tiranë-Durrës pranë vendit ku ka rënë zjarri janë grumbulluar shumë makina policie, ndersa zjarrfikësit po punojnë me intensitet për shuarjen e flakëve.
Zjarr në autostradën Tiranë-Durrës, po digjet fabrika
Një fabrikë prodhimi hidrosanitare është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Zjarri i madh shtrihet në një territor mjaft të gjerë dhe rrezikon të përhapet
Ora: 13:16:00
Tiranë-Një fabrikë prodhimi hidrosanitare është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Zjarri i madh shtrihet në një territor mjaft të gjerë dhe rrezikon të përhapet. Katër makina zjarrfikëse janë aktualisht në vendngjarje duke shuar flakët. Flaket e zjarrit janë dalluar nga automjetet qe leviznin në autostradë pak minuta me pare (rreth ores 13.00)
Nuk mësohet ende nëse ka viktima apo jo. Forcat e policisë në vendngjarje po verifikojnë nëse kishte persona brenda saj në momentin e përfshirjes nga flakët.