Lombardia, investime ne Shqiperi
Presidenti i Lombardise zhvilloi takim me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi. Presidenti e njohu me arritjet e reformat qe vendi yne po kryen me synim anetaresimin e shpejte ne NATO ne Samitin e ardhshem te Bukureshtit e me pas ne BE. Nga ana e tij, Formigoni rikonfirmoi mbeshtetjen e palekundur te Italise per permbushjen e endrres integruese te Shqiperise ne familjen evropiane dhe strukturat euroatlantike. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Topalli, garantoi dje presidentin e rajonit te Lombardise, Itali, Formigoni, se Shqiperia perben tashme garanci per investitoret e huaj. Ajo, pasi e falenderoi Formigonin per njohjen e shtetit te ri te Kosoves, kerkoi me shume investitore italiane ne vendin tone dhe nxitjen e bashkepunimit ne fusha si energjetika, turizmi apo kultura. "Vendi juaj po progreson dukshem dhe ne jemi te interesuar dhe te gatshem te bashkepunojme ne cdo fushe e projekt konkret, si ne energjetike, infrastrukture e turizem, por edhe ne arsim e kulture", tha presidenti Formigoni. Takim me presidentin e Lombardise zhvilloi dhe Kryeministri Berisha, i cili kerkoi nxitjen e investimeve ne vend.