Perkrenarja perfundon ne polici
Perkrenarja, qe u gjet gjate punimeve ne Diber, ne "Rrugen e Arbrit", tashme ndodhet ne ambientet e Policise se Fierit. Ka qene shtetasi Florenc Hatia, i cili, gjate punimeve per ndertimin e rruges, ka gjetur nje perkrenare, te cilen e kishte marre pese dite me pare dhe e mbante ne banesen e tij. Perkrenarja mendohet te jete e shekullit VII p.e.s, eshte prej bronzi dhe peshon 800 grame. Sipas burimeve zyrtare nga policia, mesohet se pas nje informacioni te marre, punonjesit e sektorit te luftes kunder trafiqeve, kane shkuar ne fshatin Vajkan, te komunes Mbrostar dhe e kane sekuestruar perkrenaren antike te gjetur gjate germimeve te rruges. Sipas burimeve policore, personi qe gjeti kete perkrenare ka kerkuar qe, nepermjet policise te marre nje shperblim per punen e kryer. Mesditen e djeshme eshte telefonuar arkeologu Lami Koco per ta marre perkrenaren nga mjediset e policise. Mirepo, pas kontaktit me personat pergjegjes ne policine e Fierit, Koco eshte larguar "duarbosh". Pasi i eshte kerkuar qe te paraqitet nje komision prej tre vetash dhe me dokumentacion, me qellim qe edhe punonjesit e policise te kryejne dorezimin e objektit me nje dokumentacion perkates.
Xh. Beharaj