E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, 18 burg për vrasësit racistë

Dy persona janë dënuar me nga 18 vjet burg për vrasjen me motive raciste të një adoleshenti me ngjyrë në Londër, rreth 20 vjet më parë, një nga vrasjet më të njohura të pazgjidhura në historinë e fundit britanike.
 

18 vjeçari, Stiven Lorens, u ther për vdekje nga një bandë të rinjsh, të bardhë në një sulm të paprovokuar, ndërsa viktima po priste autobusin në jug-lindje të Londrës në prill të 1993.

Pas të dhënave të reja, Geri Dobson 36 vjeç dhe Dejvid Noris, 35 vjeç, janë shpallur të martën fajtorë.

Pesë persona, përfshirë Dobsonin dhe Norisin, fillimisht ishin liruar nga akuzat pas dështimit të policisë në hetimet e rastit, që më vonë çoi në një hetim zyrtar, sipas të cilit Policia Metropolitane e Londrës u quajt “institucionalisht raciste”.

Vetëm pas fushatës së gjatë të prindërve të Lorensit, u bë e mundur, që ngjarja të jetë e pranishme në opinion, dhe të rezultojë me rigjykim.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›