Slloveni-Kroaci, takim për çeshtjen kufitare

Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe Kroacisë do të takohen më 10 janar në Bruksel për t`i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes disavjeçare për kufirin.
Ministria e Jashtme sllovene tha se takimi ndërmjet ministrit Zhbogar dhe homologes së tij kroate, Vesna Pushiq është propozuar të mbahet nga komisioneri për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle.
“Presim që në takim të prezantohet lista (e kandidatëve të panelit të arbitrazhit) nga e cila do të zgjedhim presidentin dhe dy anëtarë”, ka thënë Pushiq në Zagreb.