Çështja e emrit, 16-17 janar, takimi Shkup-Athinë

I dërguari i posaçëm i OKB-së për emrin, Mattheë Nimitz, ka thirrur takimin e radhës për kontestin e emrit të Maqedonisë.
Qendra për Informim e zyrës së tij ka informuar se takimi do të mbahet më 16 dhe 17 janar në selinë e OKB-së në New York, ku janë ftuar negociatorët Zoran Jolevski dhe Adamantios Vassilakis.
Siç bëhet e ditur nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së, të dyja palët negociatore i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.
Mësohet se Nimic do të zhvillojë takime të ndara me dy ndërmjetësit dhe më pas do të përpiqet të përafrojë qëndrimet mes tyre në mënyrë që në këtë takim të arrihet progres.
Takimet e fundit për emrin u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar.