E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londer 2012 Adriatik Hoxha i fundit ne gjyle

Në ditën e parë të garave të atletikës, në eliminatoret e hedhjes së gjyles, sportisti ynë Adriatik Hoxha realizoi garën e tij në grupin A duke zënë vendin e 37 nga 40 pjesëmarrës, ku tre nga sportistët nuk kryen asnjë provë duke mos u klasifikuar.

22-vjeçari në provën e parë arriti 17.58 metra, në provën e dytë shkaktoi faull, ndërsa në të tretën arriti largësinë 17.13 metra.

Rezultati më i mirë personal i Hoxhës është 18.18 metra dhe këtij rezultati sportisti nga Lushnja nuk ka mundur as t’i afrohet.

 Rezultati më i mirë në raundin kualifikues u shënua nga amerikani Reese Hoffa me 21.36 metra.

Finalja e hedhjes së gjyles për meshkuj do të zhvillohet ditën e sotme.

  Londër 2012
Atletja e parë nga Katari tërhiqet në karrige me rrota
SHBA, rekord pikësh nga yjet e basketbollit
Londër 2012, nis atletika

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›