Londër 2012, xhudistja Majlinda Kelmendi fiton garën e parë
Xhudistja që mbron ngjyrat kuq e zi në Lojërat Olimpike të Londrës, Majlinda Kelmendi, ka fituar ndeshjen e saj të parë duke prerë biletën e kualifikimit në turin tjetër.
Kelmendi ka garuar në në palestrën “ExCeL Arena”, në kategorinë deri në 52 kilogramë kundër finlandezes Jaana Sundberg, duke e mposhtur këtë të fundit.
Pas kësaj fitoreje xhudistja me origjinë kosovare ka kaluar në çerekfinale dhe do të ndeshet me zhudisten nga Mauritiusi, Christianne Legentil, e cila cilësohet si një ndër sportistet më të dobta.
Pas largimit të Erkand Qerimaj, Kelmendi shihet si shpresa më e madhe për të rrëmbyer një medalje në Londër 2012.
/IDEA/