E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandalet në Drejtësi, 8 muaj në gjykatë për një gjobë

—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Të gjobitemi na ndodh shpesh! Për shkelje të rregullave në qarkullim, punë, shkollë e kudo që është taksative që shkelja e rregullave ndëshkohet. Por ajo që sështë aspak e zakonshme është që nëse kërkon ti drejtohesh gjykatës, për të kundërshtuar masën e akorduar karshi jush si të padrejtë, mund tju ndodhë që të kalojnë mbi 8 muaj dhe drejtësia të mos artikulojë asgjë karshi pretendimit tuaj. Me togfjalëshin ndoshta më të artikuluar nëpër sistemin gjyqësor shqiptar: Seanca shtyhet

IDEA në vazhdën e denoncimit të padrejtësive në Drejtësi sjell sot në vëmëndje çudinë e rradhës në gjykatat tona.
Më datën 09.12.2011 shoqëria Alfa Game sh.a. padit në Gjykatën e Tiranës Komisionin e Apelimit të Gjobave në Ministrinë e Financave, Njësia e Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit, ku kërkon anullimin e aktit administrativ nr.12 datë 01 11 2011 të Komisionit të Apelimit të Gjobave pranë MF-së si dhe anullim i aktit administrativ procesverbale gjobe nr 000415 datë 12 09 2011 të Njesisë së Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit
Prej dites kur dosja është futur në gjykim, e që kanë kaluar mbi tetë, muaj gjyqi fle e së bashku me të vonon Drejtësia.

Dosja e fjetur e firmës Alfa Game doli në seancë gjyqësore për herë të parë më 16.02.2012 dhe fiks dy muaj më vonë më 16.04.2012 seanca shtyhet për mosformim të trupit gjykues. Përmes një shënimi gjykata njofton se gjyqtaria Elda Vrioni nuk ndodhet në gjykatë për arsye shëndetësore.

Më 01.06.2012 gjykata arrin vetëm të pranojë kërkesën e avokatit të palës paditëse, për të njoftuar palën e paditur me shkresë për paraqitjen personalisht në gjykim. Dhe gjykatës i ka mjaftuar vetëm kjo arsye që seancën ta planifikojë as më pak dhe as më shumë se mbi tre muaj më vonë, 10.09.2012.

Teksa shoqëria që kërkon anullimin e gjobës të vendosur përpara pushimeve të dimrit i duhet të ardhjen e vjeshtës për të mësuar fatin që do të ketë shqetësimi i saj. Janë 233 ditë të shkuara kot që togat të zeza me në krye Elda Vrionin vijojnë ti shtojnë për një gjobë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›