Ruli: Po prodhojme qindra mijera fidane Eglantina Nasi
Qindra fermere kane kerkuar qe te furnizohen me fidanet e ullirit, te cilet prodhohen ne menyre shkencore ne vendin tone dhe garantojne cilesine ne prodhim. Nje fakt i tille eshte bere me dije nga ministri i Bujqesise, Genc Ruli, gjate nje vizite qe ka kryer ne Qendren e Transferimit te Teknologjive ne Vlore. Aty ku sipas te dhenave jane prodhuar rreth 100 mije fidane ullinj, varietet i vendit, dhe jane te gatshem per t’u mbjelle ne fund te ketij viti, ndersa per vitin 2013, do te jene gati per mbjellje rreth 120 mije fidane te tille. Ne kete kuader, ministri Ruli, vuri ne dukje se bujqesia shqiptare dhe fermat ne teresi jane modernizuar duke arritur standarde te vendeve te zhvilluara. “Qendrat e Transferimit te Teknologjise jane nje nga hallkat e rendesishme te sistemit shteteror ne fushen e bujqesise. Se pari, jane qendra te shkences agroteknike te aplikuar dhe si te tilla, kane rol te pazevendesueshem ne ndihme te drejtperdrejte te fermerit, per te kuptuar cilat jane ndihmat, teknologjite e reja qe ata do te perdorin ne gjithe procesin e tyre agro-prodhues. Nga ana tjeter, ato jane edhe qendra te mirefillta shkencore qe ndonese nuk po bejne vetem kerkime laboratorike, kryejne kerkime te aplikuara ne funksion te drejtperdrejte te prirjeve te bujqesise tone”, beri me dije ministri. Per te shtuar me tej, se ne te tilla qendra autoritetet po mundohen te aplikojne nje dimension te ri, ate te kthimit te tyre ne aktivitete prodhuese, sidomos ne prodhimin e farerave dhe fidaneve. “Keto qendra jane ruajtese te resurseve gjenetike, te varieteteve dhe kultivareve. Duhet te bejme cmos qe te bindim dhe fermerin qe prodhimet dhe fidanet qe nxjerrim nga keto qendra jane te cilesise se larte”, tha me tej Ruli. Duke argumentuar, se per kete arsye, eshte realizuar edhe ky investim i konsiderueshem publik, rreth 1 milion dollare, per te ngritur fidanishtet e ullirit. Ne kete kuader, ato kane nje rol te vecante ne gjithe pergatitjen e Projektit Kombetar te Ullirit, pasi prodhohen ne menyre shkencore, masive dhe te garantuar fidane cilesore qe i pershtaten zonave te vendit tone. Nga ana tjeter, ne lidhje me prodhimin e vajit te ullirit, ministri i Bujqesise, ndersa ka vizituar nje fabrike vaji ne zonen e Vlores, ka pohuar se ka te tilla ne vend te cilat kane arritur qe te certifikohen me standardet BIO dhe te arrijne madje te eksportojne me sukses ne vendet fqinje, deri dhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kujtojme ketu se produkti vaji i ullirit “Extra Vergine” eshte nje prej prodhimeve shqiptare me te kerkuara si ne tregjet vendase ashtu dhe ne ato te huaja. Edhe aktualisht prodhimi i tij “Made in Albania” eshte ne sasi jo te medha, ai ka standarde te larta cilesie, cka e ben nje prej me te kerkuarave ne tregjet e huaja.