Londër, Rama siguron mbështetjen e laburistëve për programin e PS-së
LONDER – Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë vizitës së tij në Londër. Në takimin me kreun e Partisë Laburiste, Ed Milliband, Rama informoi liderin opozitar britanik për programin e Partisë Socialiste, por gjithashtu ka kërkuar asistencën e laburistëve me qëllim që ky program të jetë sa më efektiv.
Një tjetër takim Rama e zhvilloi me ish-ministrin e Jashtëm britanik David Milliband, ku u fol edhe për procesin e formimit të programit, si dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes.
Vetë Milliband, pas takimit, vlerësoi rolin e kreut të PS-së.
“Jam shumë i impresionuar me vizionin që ai ka për vendin dhe për partinë. Ne biseduam për sfidat, si papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, por dhe ato sociale që përballen vendet tona. Gjithashtu biseduam për partitë tona, për t’i shndërruar në lëvizje të fuqishme ku të përfshihen sa më shumë njerëz. Jam në pritje të suksesit të zotit Rama.”- u shpreh Milliband.
“Takimi me David Milliband ishte një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe fakti që programi ngjalli entuziazmin e tij na kthen në Tiranë sikur të jemi bërë me fletë.”- u shpreh Rama.
Kreu i PS-së zhvilloi edhe një takim me studentë shqiptarë në Britani në universitetin prestigjioz “London School of Economics”. Rama u ndal në disa nga pikat kryesore të programit “Për një rilindje shqiptare”.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Londër, Rama siguron mbështetjen e laburistëve për programin e PS-së