Shkodër, Unioni studentor, protestë kundër keqtrajtimit të nxënësve shqiptarë në Maqedoni
SHKODËR-Anëtarë të Unionit Studentor të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës organizuan sot një protestë paqësore kundër akteve të dhunës të shfaqur ditë më parë në Maqedoni, kur një grup të rinjsh maqedonë keqtrajtuan nxënës dhe studentë shqiptarë, që transportoheshin me një autobus në shtetin fqinj.
Me flamuj kombëtarë në duar dhe parulla ku shkruhej "stop racizmit", pjesëtarët e Unionit Studentor, të nisur nga sheshi përpara rektoratit të Universitetit "Luigj Gurakuqi", parakaluan në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit të Shkodrës, duke i bërë thirrje komunitetit që të bashkoheshin në këtë protestë.
"Unioni i Pavarur Studentor reagon ndaj dhunës ndaj 15 nxënësve shqiptarë nga shtetasit maqedonas. Ne me anë të kësaj proteste paqësore synojmë të japim një mesazh, se këto janë provokime etnike, të cilat po bëhen të përsëritshme", tha në një prononcim për mediat, Maringlen Spahia, kordinator i Unionit Studentor të Shkodrës. Spahia tha gjithashtu, se "me këtë rast japim një mesazh sensibilizues për subjektet politike maqedonase që të mos bëjnë reagime të tilla ndaj shtetasve shqiptarë".
(d.b/BalkanWeb)