E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarri përfshin një banesë, nuk ka të lënduar

TIRANE - Flakët e zjarrit kanë përfshirë një banesë 2 katëshe në Mëzez të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, në një vilë pranë shkollës së Mëzezit.

Dy zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Ndërkohë mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›