Brindisi, sekuestrohet trageti. Pasagjerët shqiptarë: Na trajtuan si kafshë
BRINDISI-Rreth 250 pasagjerë, shumica shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Portin e Costa Morena të Brindisi-t për shkak të detyrimit prej 300 mijë Eurosh që shoqëria e lundrimit që posedon anijen i detyrohet autoriteteve portale. Por, cështja më e vështirë nuk është tek pagesa sesa tek fakti që 250 pasagjerë që prisnin të niseshin në udhëtimin e tyre drejt Vllorës kanë mbetur në port për 24 orë dhe askush nuk u komunikoi pse ndodhi e gjithë kjo.
Mediat italaine bejne te ditur sot se gjykata e Brindisit me kërkesë të autoritetit portual vendosi sekuestrimin e anjes “Ionian Spirit” të linjës Brindis-Vlorë derisa shoqëria e lundrimit të ofrojë garancinë se mund të shlyejë detyrimet dhe t’u ofrojë pasagjerëve siguri dhe kushte në udhëtim.
Autoriteti Portual e mbrojti qëndrimin e tij ndaj kësa cështje duke shpjeguar se ka qenë i detyruar të ndërmarrë një vendim të tillë me qëllim që në bazë të ligjit të sigurohet konkurrenca e ndershme në treg dhe përdorimi efikas i fondeve publike, mbrojtja e operatorëve të linjave të lundrimit që zbatojnë rregullat si dhe e qytetarëve të Brindisit që paguajnë taksa rregullisht.
Urdhri për sekuestrimin e anijes u dha dje në mbrëmje, 26 mars ora 22.30 minuta direkt tek kapiteneria e portit të Brindisi-t dhe më pas iu percoll kapitenit të anijes të kompanisë Agoudimos Lines, agjencia Albatros, nëpërmjet agjentit Francesco Aversa.
Autoritetet gjyqësore kërkojnë që shuma prej 300 mijë eurove t’i paguhet autoriteteve portuale.
Por, shuma që duhet paguar është kontestuar nga agjenti Francesco Aversa që thekson se ‘shoqëria nuk pranon të paguajë tarifa që porti i Brindisi-t nuk i plotëson sic është ndihma ndaj pasagjerëve, terminali për pasagjerët që në fund të fundit pasagjerët sistemohen tek privatët dhe jo nga porti”.
Pasagjeret
Por, cështja më e vështirë nuk është tek pagesa sesa tek fakti që 250 pasagjerë që prisnin të niseshin në udhëtimin e tyre drejt Shqipërisë kanë mbetur në port. Për kalimin e natës pa probleme, pasagjerët u mikpritën nga një traget i ‘Red Star’, dhe pritet të nisen mbrëmjen e sotme drejt Vlorës me një tjetër traget. Pasagjerët janë pothuajse të gjithë me kombësi shqiptare. Ata pritën gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme për ndonjë lajm që konfirmonte nisjen e tyre drejt Shqipërisë, derisa pasdite u njoftuan se do te nisen.
Disa zgjodhën të niseshin privatisht drejt Barit qe ne mengjes, kurse plot 149 persona qëndruan në Port për të marrë një përgjigje nga autoritetet.
Por nga mbrëmë deri sot pasagjerët shprehen të zemëruar dhe të indinjuar për pritjen pa kuptim.
“Bëra 1 400 km për të mbërritur dferi këtu në Port mbremjen e djeshme. Duhet të merrja pjesë në varrimin e babait. Por, për shkak të sekuestrimit, mbeta këtu, në këtë port. Dhe më e keqja, asnjë informacion për ne, asnjë ndihmë. në traget ka dhe fëmijë, pleq, të sëmurë. U trajtuam si kafshë”, shprehet një prej pasagjerëve, publikon Corriere Della Sera.
“Na morën biletat nga duart si të ishim banditë. Ne i kishim blerë ato, 60 euro për një kabinë. Me vete kam fëmijën time. vajza vuan nga zemra dhe për më tepër nuk më ofruan asnjë ndihmë. Nuk na u prezantua askush të na thoshte se cfarë po ndodhte, dhe cfarë do na ndodhte, na nxorrën nga trageti. Na duhet të prisnim 12 orë për të mësuar se cfarë po ndodhte vërtet. Si ka mundësi që askush nuk mendoi për ne?” , shprehet nje prind shqiptar.
Nderkohe mediat italiane kane njoftuar se pasagjeret e mbetur ne port do te nisen sot ne mbremje.
(d.b/BalkanWeb)