E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet në një lokal të Konispolit 8.4 kanabis, arrestohet pronari

SARANDË- Policia e Sarandës sekuestroi sot në mjediset e një lokali në Konispol, 8.4 kg kanabis sativa, me destinacion shitje tregun grek.

Burime zyrtare nga uniformat blu në qytetin bregdetar bëjnë të ditur se, lënda narkotike u gjet në ambjentet e lokalit në pronësi të 36 vjeçarit Admir Çakalli, ndaj të cilit edhe u mor masa e arrestit.

Referuar burimeve mësohet se droga, e gatëshme për shitje, ishte në pritje të trafikimit drejt Igumenicës, Greqi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›