E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fantazma e baristit mbush gotat në pub

Fantazmat nuk janë gjithnjë të këqija. Vetë emri të tremb, por komentet mbi sjelljen e tyre (për ata që besojnë se ekzistojnë) bëjnë që ndonjëherë të krijosh simpati. Si në rastin e fundit në Britani. Frekuentuesit e një lokali nate pretendojnë se kanë fotografuar shpirtin e një ish-baristi të lokalit dhe besohet se ai është përgjegjësi për mbushjen e vazhdueshme të gotave të tyre. Pronarët e lokalit pretendojnë se Apsley House  është i pushtuar prej vitesh. Baristi është shumë bujar me gotat, thonë ata, që me sa duket nuk u pëlqen boshatisja e shisheve pa pagesë. Një nga stafi, Paul Morgan, në festën e daljes në pension, e ka fotografuar shpirtin misterioz. Ai tha se po fotografoja me iPhone miqtë e mi. Ai kishte vënë re në foto një figurë të çuditshme. Shikojeni dhe gjykoni vetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›