E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork Post: FBI heq vëmendjen nga mafia, lufton terrorizmin

NJU JORK-Mafia shqiptare drejton aktivitetet e krimit të organizuar në Evropën Lindore. FBI ka pasur një skuadër që hetonte posacërisht këtë aktivitet, shkruan sot Nju Jork Post lidhur me një artikull mbi aktivitetin e FBI pas lindjes së terrorizmit.

Sipas Nju Jork Post, tashmë qëllimi i FBI nuk janë familjet mafioze sesa rastet e terrorizmit në botë.

“Nëse të duhen para dhe njerëz që të infiltrohen në gjirin e mafias, do të duhet të presësh me muaj, por nëse të duhen për të luftuar terrorizmin, paratë kalojnë që ditën tjetër”, bën të ditur një burim i FBI për prestigjiozen Nju Jork Post.

Më tej, kjo e përdishme sjell shembuj ilustrativë. Në Nju Jork operojnë vetëm 25 agjentë sekretë për të luftuar familjet mafioze.

“Tani flitet vetëm për terrorizëm. Dhe në rast se duhet të marrësh pjesë në FBI, ti duhet të kesh kualifikim të posacëm të luftosh terrorizmin. Mafia nuk përbën më të njëjtin rrezik të mëparshëm”, citon i njëjti burim.

FBI dikur ka padur skuadra për të luftuar familjet Lucchese, Genovese, Gambino, Colombo dhe Bonann, por më pas skuadrat u reduktuan ndjeshëm.

Nga këto të dhëna vjen alarmi se familjet mafioze tani mund të rigjallërohen dhe më të rrezikshme se më parë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›