Londër, mbi 170 milionë euro humbje nga trazirat

Në një deklaratë të Qendrës Kërkimore për Tregtinë me Pakicë (CRR) vlerësohen me të paktën 80 milionë stërlina humbjet e tregtarëve për shkak të mbylljes së dyqaneve nga trazirat, të cilat vazhduan për katër net me radhë.
Operacionet e pastrimit dhe riparimit për bizneset e prekura direkt vlerësohen me mbi 40 milionë stërlina, që pritet të mbulohen pjesërisht nga kompanitë e sigurimeve.
Ndërkohë, kryeministri Dejvid Kameron deklaroi se trazirat nuk kanë të bëjnë aspak me politikën, por janë motivuar nga vullneti për të vjedhur.
“Nuk bëhet fjalë për politikë, as për manifestime, por vetëm për vjedhje. Ne nuk do të lejojmë vendosjen e një klime frike në rrugët tona”, tha Kameron në Parlamentin britanik, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme.
/Start/E.B/
2011-08-11 16:35