E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se 10-vjetori i 11 shtatorit që po vjen, është rasti i mirë për të kujtuar të gjithë ata njerëz të të gjitha përkatësive që ndërruan jetë në sulmet e 2001-shit, përfshirë këtu edhe myslimanët amerikanë. Ai shtoi se edhe myslimanët amerikanë kundërvepruan ndaj sulmeve të Kullave Binjake dhe njëherazi japin kontributin e tyre në forcat ushtarake amerikane.

Obama vlerësoi guximin e “burrave e grave me uniformë, përfshirë këtu edhe mijëra myslimanë amerikanë...si dhe të atyre që sakrifikuan jetët e tyre”. “Nuk ka më ‘ata’ dhe ‘ne’, ka vetëm ‘ne’”, u shpreh Presidenti amerikan për 100 të ftuarit e tij, pak përpara se të çelej iftari.

Tek të ftuarit e iftarit të Shtëpisë së Bardhë merrnin pjesë edhe udhëheqësit e zgjedhur fetarë të “Komunitetit Mysliman Amerikan”, drejtues të besimeve të tjera fetare, si dhe disa familjarë të viktimave të 11 shtatorit. Merrnin pjesë edhe anëtarë të Kongresit Amerikan që praktikojnë besimin Islam, si Andre Karson, Keith Elison, Xhon Koniers dhe Donald Pejn.

Shtrimet e iftareve janë tashmë një traditë e Shtëpisë së Bardhë qysh në vitet nëntëdhjetë, me ish-Presidentin Bill Klinton. Në iftarin e një viti më parë, Barak Obama përfitoi nga rasti për të shpallur publikisht mbështetjen e tij për ndërtimin e një xhamie në “Lower Manhattan”, duke thënë: “Myslimanët kanë të njëjtat të drejta për të praktikuar besimin e tyre si kushdo tjetër në këtë vend”.

Obama pati bërë një përpjekje të veçantë për të përmirësuar marrëdhëniet e SHBA-së me botën myslimane, përfshirë këtu vizitën e kryer në Turqi e Kajro. Në fjalimin e mbajtur gjatë vizitës në Kajro (2009), ashtu si edhe në njërën prej vizitave të tij në Turqi, ai tha: “Amerika nuk është - dhe nuk do të jetë kurrë - në luftë me Islamin”. /Start-Zamir Gjurgji/

                                                                                             2011-08-11 18:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›