Londër, protesta anti G20, shënohet viktima e parë

Shënohet viktima e parë mes manifestuesve të anti G20-ës në Londër. Sipas "Skynews", bëhet fjalë për një trup të pajetë të gjetur në afërsi të "Bank of England". Policia ka bërë të ditur gjithashtu se është qëlluar me shishe dhe mjete të tjera t1% forta gjatë kohës që ka shkuar në vendngjarje për marrjen e trupit. Gjatë pasdites së djeshme u shënuan shumë trazira mes manifestuesve ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie.