E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi vizitë disa ditore në Bruksel

Prishtinë -Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Bruksel, gjatë fundjavës. Gjatë qëndrimit në kryeqendrën evropiane, Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana dhe me komisarin për Zgjerim Olli Rehn. Qeveria e Kosovës bën të ditur se në qendër të diskutimeve do të jetë situata politike në Kosovë dhe koordinimi me institucionet evropiane në procesin e integrimeve të Kosovës.

Udhëtimin e Thaçit në Bruksel e ka konfirmuar për të përditshmen Koha Ditore zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, por jo edhe Zyra e sekretarit të përgjithshëm të BE-së në Bruksel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›