E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, fillon sot samiti i G20-ës

Nis sot samiti i G20-ës, takimi që grumbullon lideret e ekonomive me te zhvilluara në botë. Liderët botërorë që të mërkurën mbërrritën në Londër, do të diskutojnë planet për përballimin e krizës financiare botërore. Samiti i Londrës tubon udhëheqësit e grupit të 20-shes, të vendeve më të fuqishme ekonomike. ky samit synon të gjejë mënyrat për zgjidhjen e krizës eknomike globale. Presidenti amerikan, Barak Obama, mbërriti te martën në Londër, duke shënuar kështu fillimin e vizitës së tij të parë në Europë që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë. Në prag të samitit Obama ka shfaqur shpresën se liderët e vendeve të Grupit 20 do të arrijnë marrëveshje të reja globale. Qëllimi i takimit dyditor të 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim, është të pajisë tregjet financiare me rregulla më të forta dhe një kontroll më të rreptë kundër krizave. Ndër qëllimet kryesore që do të diskutohen gjatë samitit janë: ringjallja e ekonomisë botërore, rregullat më të ngushta për instutucionet bankiare, rol më të madh për Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe ndihmë për vendet në zhvillim dhe parandalimi i vajtjes drejt proteksionizmit. SHBA dëshirojnë stimulim financiar për të përballuar këtë krizë ekonomike. Samiti do të jetë i rëndesishëm për kryministrin Braun. Ai synon të arrihet kahje globale për zgjidhjen e krizës financiare. Për të samiti paraqet edhe rast për të rikthyer imazhin e tij për kompetencë ekonomike. Samiti mbahet në masa të rrepta sigurie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›