Angli, rrëzohet avioni, të paktën 8 të vdekur
Të paktën 8 persona u vranë dhe 8 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në Detin e Veriut, pas kthimit të tij nga një plataformë nafte në det të hapur- thanë policët e Britanisë. Kompania e naftës " BP" tha se në bordin e helikopterit Super Puma ndodheshin 14 pasagjerë dhe 2 persona të ekuipazhit. Helikopteri u rrëzua në det rreth 35 milje në lindje të bregdetit Crimond, midis Fraserburgh and Peterhead. Roja bregdetare tha se të gjithë personat që ndodheshin në bordin e helikopterit kishin veshur kostum mbijetese, por sipas tyre asnjë nuk është gjetur ende i gjallë, çka e bën shqetësuese fakti i kushteve të qeta të motit. Ata ngrejnë hipoteza se helikopteri mund të jetë përplasur me ujin shumë fortë për shkak të një difekti mekanik. Kryeministri Skocez Aleks Salmond duke folur për tragjedinë tha se: "Kjo është një tragjedi dërrmuese. Ajo çfarë dimë është se ka të paktën 8 të vdekur dhe janë vëzhguar dhe 2 trupa të tjerë. Më duhet të pranoj se fati i ekuipazhit të mbetur nuk duket pozitiv. Mendoj se duhet të përballemi me realitetin se ndoshta kemi humbur 16 vetë në një aksident të vetëm në Detin e Veriut".
2 helikoptërë mbretërorë dhe një anije e marinës ishin në mbështetje të kërkimeve, dhe atyre i'u bashkuan edhe 11 anije të tjera dhe barka shpëtimi. Helikopteri i rrëzuar po punontë për "Bond offshore Helocopters", e cila organizon një flotë prej helikopterësh Super -Puma me 2 motorrë, për furnizimin e bazës së naftës në det të hapur.