E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, "Wikileaks" njofton pezullimin e publikimeve

LONDËR - Faqja e internetit "WikiLeaks" e Julian Assange njoftoi sot pezullimin e përkohshëm të publikimit të dokumenteve sekrete për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
''Për shkak të një bllokimi të ngritur kundër "WikiLeaks" kryesisht nga dy gjigantët e kartave bankare "Visa" dhe "Mastercard", faqja e internetit është sot e detyruar të pezullojë përkohësisht aktivitetet e saj të publikimit dhe do të ndërmarrë një nismë për mbledhjen aktive të fondeve'', sipas një deklarate për shtyp të "WikiLeaks" bërë publike në Londër.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›