E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti shkatërrues në Turqi, 272 numri i viktimave

VAN- Tërmeti me magnitudë 7,2 ballë të shkallës Rihter, që goditi dje provincën lindore turke Van, ka shkaktuar deri tani 272 të vdekur dhe mbi 1 000 të plagosur, sipas një bilanci të ri bërë publik nga zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay.
Mediat vendase por edhe burime zyrtare flasin për rreth 1000 ndërtesa të shkatërruara vetëm në provincën Erkis, ndërkohë që nën rrënoja ka ende njerëz, duke iu referuar Agjencisë Anadolu.

Në provincën e Mus kanë rënë minaret e dy xhamive.

Epiqendra e tërmetit, ka qenë në fshatin Tabanli, gjithmonë në provincën Van. Tërmeti ka ndodhur në orën lokale 13:41, (12:41 shqiptare) dhe u ndje ndër të tjera, në Dijarbakir, Sirnak, Siirt dhe Mardin.

Në Van, provincën me 380.000 banorë është përhapur paniku e pasiguria sic thotë kyetari Bekir Kaya. Imazhet e para të transmetuara nga televizionet tregonin banorë të cilët përpiqeshin të largoheshin në rrëmujë nga shtëpitë e tyre dhe të paktën dy ndërtesa shumëkatëshe të shkatërruara.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se se të paktën 1 090 njerëz janë lënduar nga tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit, i cili goditi vendin të dielën. Komentet e tij, ministri Sahim i bëri gjatë natës kur po vazhdonin aksionet e kërkim-shpëtimit.

VIKTIMAT MUND TË JENË MBI 1000
Ora 09:30- Kreu i Institutit të sizmologjisë në Turqi tha se qindra njerëz mund të jenë vrarë."Ne llogarisim rreth 1.000 ndërtesa të dëmtuara dhe qindra jetë të humbura. Mund të jenë 500 ose 1000 viktimat," tha Mustafa Erdik.
Sizmologu turk Polat Gulkan tha për se rregullat e ndërtimit janë injoruar shpesh në Turqi. "Zbatimi i dispozitave të kodit nuk është në standardin e duhur," tha ai.

ERDOGAN VIZITON ZONËN E PREKUR NGA TËRMETI
Ora 09:18- BBC raporton për dhjetëra mijëra persona të cilët e kanë kaluar natën jashtë, të shoqëruar nga paniku e temperaturat e ulëta, pas tërmëetit shkatërrues. Ndërkohë që mësohet se vetë kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar zonën e prekur me helikopter.

Ai ka falënderuar të gjitha vendet që janë shprehur të gatshme për të ndihmuar Turqinë në këto momente, ndërsa shton se vendi i tij i ka kapacitetetet për tu përballur me këtë fatkeqësi.

(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Katastrofa natyrore, Topi ngushëllon homologun turk VIDEO: Tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 200 numri i viktimave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›