E Diel, 1 Nëntor 2026

Londer, rruga Karnabi destinacioni i duhur për blerje

LONDER- Dikur vend ku strehoheshin të prekurit nga murtaja rruga Karnabi në Londër ka pasur një histori të gjatë e të larmishme, por ishte ndikimi i saj në modën e viteve ’60 dhe kulturën e të rinjve ajo që e bëri të famshme në nivel botëror. Një vend ku arkitektura unike, eklektike e butikëve qëndron përkrah dyqaneve të markave të njohura në nivel ndërkombëtar Rruga Karnabi mbetet një ndër destinacionet më të njohura për blerje në Londër gjatë pesëdhjetë vjetëve të fundit. "Nëse do të ishte thjesht një rrugë si të tjerat nuk do të ishte interesante" tha fotografi i viteve ‘60, Philip Townsend, subjektet e të cilit përfshijnë The Rolling Stones e modelen Twiggy. "Këtu gjen firma të vogla që vijojnë të ruajnë stilin e viteve ’60. Ndaj mendoj se kjo është ajo që e bën tërheqëse këtë rrugë".
Toënsend, fotografitë më të parapëlqyera të së cilit në këtë rrugë janë ato të dy burrave të veshur me elegancë e borsalina në kokë, tha se ndërthurja e modës, blerësve të ndërgjegjshëm dhe personazheve të mirënjohur me njerëz të zakonshëm përmes përdorimit të rrugës si pikë kalimi krijoi nëj ndjesi unike. "The Beatles, the Rolling Stones e tërë grupet e tjerë rë mëdha kanë ecur pa shoqërues në këtë rrugë" tha ai.
Disa ndër punët e Toënsend u paraqitën në një ekspozitë ku hyrja ishte pa pagesë. Ekspozita me titull "Carnaby Street: 1960-2010", e cila eksploron modën, muzikën e historinë e 12 rrugëve, përfshi këtu rugën Karnabi. Ekspozita ka një karakter shumë-dimensional, duke përfshirë një shumëllojshmëri objektesh, mes të cilave vizatime, kopertina revistash e disqe për të illustruar njerëzit kyç dhe ngjarjet e ndodhura në këtë zonë të shndërruar nga pak më shumë se një fushë me një mulli jashtë përdorimit 500 vjet më parë në një ikonë të kryeqytetit britanik. Ngritur në një dyqan bosh në numrin 38 ekspozita përfshin edhe një përzgjedhje veshjesh, mes të cilave një fustan i shkurtër prej letre i vitit 1969, i cili krijon një ide të evoluimit të stilit të rrugës Karnabi ndër vite.
Ishte mbërritja e sipërmarrësit John Stephen, një skocez karizmatik, ajo që shënoi nisjen e përdorimit të pantallonave të gjera e bluza me lule, të cilat fillimisht e paraqitën rrugën Karnabi si shtëpinë e modës së spikatur për meshkuj, duke mundësuar një shtim të numrit të adoleshentëve që e frekuentonin atë. "Rruga Karnabi u bë një hapësirë e re për modën në vitet 1960, destinuar kryesisht për adoleshentët" tha historiania e modës Amy de la Haye, një prej kuratoreve të ekspozitës. "
Në vitin 1973 rruga, në të cilën kalonin rreth 4,000 makina në ditë, u rezervua për këmbësorët duke u shtruar me një sërë pllakash ngjyrë portokalli, të bardhë, të verdhë e të zezë, një model ky që është kopjuar edhe në dyshemenë e ekspozitës.
Ndërkohë që mëse 65 përqind e dyqaneve në këtë zonë janë ende të pavarur, De la Haye tha se krijimet origjinale individuale që ishin ekspozuar kishin mundësuar ruajtjen e tërheqjes së dikurshme nga ana e stilistëve të rinj drejt rrugës Karnabi.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›