Londër, shishja më e vjetër e konjakut shitet për 25 mijë euro
LONDER- Një ndër markat më të vjetra në botë, një Konjak që daton para Revolucionit Francez, u ble të hënën nga një sipërmarrës francez që jeton në Londër dhe ushtron biznesin e tij përmes internetit i cili pagoi një shumë prej 25,000 Euro.
Shishja e konjakut, një Klos dy Grefie e vitit 1788, ishte një ndër tre shishet që u nxorrën në ankand nga një restorant luksoz francez.
Ofertat qenë të shumta pasi blerës të mundshëm nga mbarë bota kishin ardhur aty me synimin për ta shtënë në dorë këtë
shishe të rrallë e cila mendohet se është ndër më të vjetrat në botë. Të ardhurat e sigurura nga shitja e shishes së parë do të shkojnë në favor të fëmijëve të varfër në Francë. Ofruesi i çmimit më të mirë, Raphael Zir, tha se ishte një sipërmarrës i thjesht me seli në Londër por e kishte blerë këtë shishe konjaku për të mbështetur bamirësinë. "Kjo shishe është një objekt i mrekullueshëm. Por para së gjithash u nxita të merrja pjesë në ankand nga dhurimi i fondeve për bamirësi" tha ai duke folur për gazetarët pas përfundimit të tij. "Ndaj doja ta blija unë këtë shishe, pasi më pëlqente të mendoja që kisha kontribuar edhe unë në përmbushjen e ëndrrave të këtyre fëmijëve". Zir tha se nuk do ta ruante të pahapur këtë shishe e cila përmban një konjak të hershëm, të prodhuar një vit para Revolucionit Francez, në një kohë kur Franca sundohej nga Luigji i 16-të, pesë vjet para se atij t’i pritej koka në gijotinë. "Do ta shijoj këtë konjak me miqtë e të afërmit e mi" tha Zir.
Shishet e konjakut qenë elementi kulmor i ankandit dy-ditor gjatë të cilit u shitën mëse 18,000 shishe të vëna në dispozicion nga restoranti Kulla e Argjentë, një ndër restorantet më të njohur në Paris, i famshëm për kantinën e tij me mëse 450,000 shishe. Shija e konjakut Klos dy Grefie të prodhuar në vitin 1788 nuk është aspak e garantuar megjithatë pronari i këtij restoranti, Andre Terrej, tha se nuk kishte asnjë dyshim në lidhje me këtë gjë. "Ne e provuam një shishe të tillë 12 vjet më parë. Ajo u ble nga një klient i rregullt yni; pasi ne vetë nuk do guxonim ta hapnim një shishe të tillë. Megjithatë duhet të them që shija e tij ishte e jashtëzakonshme, freskia po ashtu. Për më tepër shijon kënaqësinë e një pije historike" tha ai.
(S.T/BalkanWeb)