Shembjet, fundoset qendra shëndetësore dhe një shtëpi
08/12/2009 Banorët të alarmuar: Përsëriten çdo vit. Pushtetarët kërkojnë një studim gjeologjik të zonës
ELBASAN- Një fundosje dheu ka krijuar një gropë rreth 5 metra të gjerë dhe tre metra të thellë përballë qendrës shëndetësore Belsh. Gropa që është një fenomen karstik, i njohur për zonën e Belshit ka shkaktuar dëmtime të mureve dhe të shtëpive përreth. Sipas banorëve, në këtë kohë çdo vit vihen re fundosje, por këtë herë ato i janë afruar qendrave të banimit duke lëkundur qendrën shëndetësore dhe një shtëpi në qytezën e Belshit.
Rrëshqitjet
Fundosja e dheut është shfaqur përballë qendrës shëndetësore duke shkaktuar fillimisht një zhurmë që e kanë ndier personeli në turn, ndërsa gropa është thelluar me kalimin e orëve. Përgjegjësi i qendrës shëndetësore Asqeri Kuqja thotë se shembja e dheut ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Ai thotë se nuk janë larguar ende nga qendra, por nëse kjo gjë vazhdon atëherë do të largohen pasi vihet në rrezik jeta e njerëzve që punojnë, por edhe të sëmurëve. Kuqja kërkon që gropa e krijuar të mbushet. Ndërkohë banorët të shqetësuar thonë se shpesh në zonën e tyre janë shfaqur fundosje madje mbi dhjetëra metra, por këtë herë fundosjet janë shumë afër shtëpive dhe se rreziku është më i madh. Ata kërkojnë nga shteti të gjejnë sigurinë për të jetuar në shtëpitë e tyre. Dhimitër Paja që ka shtëpinë pranë qendrës shëndetësore thotë se nga fundosja edhe shtëpia e tij është dëmtuar. Pushtetarët lokalë thonë se do t’i drejtohen Institutit Gjeologjik dhe Ministrisë Brendshme që këta të fundit të bëjnë urgjentisht një studim për qëndrueshmërinë e tokës në këtë zonë për të përcaktuar edhe rrezikun që u kanoset banorëve të Belshit. Kreu i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani, shprehet se Këshilli Bashkiak do të kërkojë që studimi të bëhet sa më shpejt dhe të përcaktohet zona nëse është e banueshme apo jo. Ky studim kërkohet edhe nga banorët, të cilët këto ditë nuk po e kalojnë gjumin e qetë. Zona e Belshit me shumë liqene të vogla të tipit karstik është një zonë me mbi 3 mijë banorë. Çdo vit krihen gropa karstike për shkak të ujërave nëntokësore që qarkullojnë dhe po kështu përbërjes gëlqerore. Vitet e fundit krijimi i gropave karstike po kthehet në shqetësim të madh për banorët, pasi fundosjet i janë afruar tej mase zonave të banuara duke arritur këtë herë deri në qendër të qytezës. Mësohet se janë 84 hektarë tokë nën rrezen e shembjeve karstike.