Dhjetëra ton mbeturina rrugëve e kanaleve të Durrësit
08/12/2009 E ndotur pjesa më e madhe e qytetit bregdetar. Shërbimi i Bashkisë, në standarde mjerane
DURRES- Hedhja e mbeturinave urbane dhe inerteve të prodhuara në zonën qytetëse të Durrësit ka vënë në një gjendje kaotike higjienën në qytet. Janë dhjetëra ton mbeturina në Plepa, Plazh, Shkozet, Ura e Dajlanit, Rrota e Qerres, Currila, Bërryl, Unaza e Re, Varrezat e vjetra, Spitallë etj që dekompozohen në natyrë. Përgjithësisht në këto vende nuk ka kazanë të depozitimit më mbetjeve urbane dhe kjo ka shtyrë qytetarët të sajojnë vet vendin e grumbullimit
Mbeturinat
Kanali i madh në Plepa deri në Shkozet dhe kanali që përshkon Plazhin mes për mes qëndrojnë të mbushura me ujin e ndenjur vetëm për shkak të masivit të madh me mbeturina që ka zënë turbinat. E njëjtë është kjo gjendje edhe në kanalin e madh që përshkon pjesën poshtë Kodrave të Durrësit deri në Spitallë në anë të majtë të rrugës “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi deri në Spitallë. Në të tria rastet kanalet kanë provokuar dhe bërë përmbytjen e banesave gjatë kohës së reshjeve dhe kjo vetëm për faktin e hedhjes në to të plehrave dhe inerteve. Ndërmarrja e pastrimit dhe shërbimit komunal ka fare pak mjete një pjesë të amortizuara dhe me defekte të shumta. Në një vit në pika të ndryshme në natyrë depozitohen 650 mijë ton mbetje urbane, 15 për qind e të cilave digjen në natyrë. Por në vend ka edhe sasi të mëdha mbetje inerte pasi afro 400 mijë ton prodhohen në mënyrë të përvitshme. Sasia e mësipërme bën që qendra e madhe qytetëse e Durrësit të kërcënohet nga rritja e ndotjes së natyrës dhe mjedisit. Gjatë vitit 2009 janë planifikuar vetëm për shërbimin e pastrimit në qytet 163 milionë lekë, kurse për pastrimin e Plazhit 61 milionë lekë. Në harkun kohor të katër viteve bashkisë i është dashur të shpenzojë për të mbajtur në këmbë ndërmarrjen e pastrimit dhe gjelbërimit plot 5 milionë euro. Durrësi vijon të mbajë të paprivatizuar këtë shërbim, ndërkohë që mbeturinat në qytet dhe periferi janë bërë shumë shqetësuese. Ndërkohë banorët e këtyre zonave shprehen të shqetësuar pasi jetojnë ngjitur me masivet e mëdha të mbeturinave. Përveç kësaj atyre u duhet të përballen në çdo reshje shiu me ujërat që u grumbullohen para oborreve të banesave. Ndërkohë ende nuk është bërë publike se si do ta menaxhojë bashkia këtë shqetësim.
Ndotja
Ndërmarrja e pastrimit dhe shërbimit komunal ka fare pak mjete një pjesë të amortizuara dhe me defekte të shumta. Në një vit në pika të ndryshme në natyrë depozitohen 650 mijë ton mbetje urbane, 15 për qind e të cilave digjen në natyrë. Por në vend ka edhe sasi të mëdha mbetje inerte pasi afro 400 mijë ton prodhohen në mënyrë të përvitshme. Sasia e mësipërme bën që qendra e madhe qytetëse e Durrësit të kërcënohet nga rritja e ndotjes së natyrës dhe mjedisit. Gjatë vitit 2009 janë planifikuar vetëm për shërbimin e pastrimit në qytet 163 milionë lekë, kurse për pastrimin e Plazhit 61 milionë lekë. Në harkun kohor të katër viteve bashkisë i është dashur të shpenzojë për të mbajtur në këmbë ndërmarrjen e pastrimit dhe gjelbërimit plot 5 milionë euro.