E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste e Shqipërisë zgjidhet anëtare e PES

TIRANË-Kongresi i Partive Socialiste Europiane i cili po zhvillon punimet e tij në Pragë ka pranuar sot Partinë Socialiste të Shqipërisë si anëtare të Partive Europiane Socialiste si dhe Kryetarin e saj Edi Rama anëtar të Presidencës së PES.
Zyra për Shtyp e Partisë Socialiste bëri të ditur sot se pas zgjedhjes së PSSH si anëtare e Partive Socialiste Europiane, Kryetari i PES Martin Schultz ka përshendetur këtë anëtarësim duke thënë se “Ky është një sukses i madh për të gjithë ne. Është mbi të gjitha një sukses për ju dhe për Shqipërinë pasi është një hap më tej i juaji drejt Europës”.
Schulz theksoi se “Ajo për të cilën ne kemi nevojë është demokracia, drejtësia sociale dhe respekti për shtetin ligjor, parime këto të rëndësishme sidomos për Shqipërinë në këto momente.”
Sipas të njëjtave burime edhe Kryetari i PS-së Edi Rama pas anëtarësimit në PES, është shprehur duke thënë se “Ky është një moment historik për Partinë Socialiste, është moment historik për gjithë socialistët dhe progresistët shqiptarë, sepse ne sot jemi anëtarë me të drejtë vote të Partisë Socialiste Evropiane. Pra PSSH është integruar në BE, duke u bërë pjesë e PSE, me të drejtë vote, me përfaqësi në Kongresin dhe Presidencën e saj.”

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›