E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, sekuestrohen 100 kg drogë

Një sasi lënde narkotike prej 100 kilogramë marihuanë është bllokuar sot nga policia shqiptare në Tepelenë.
Aksioni është zhvilluar në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë".
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në automjetin me targa Gj 67 43 A.
Në këtë automjet policia tha se ka gjetur të fshehura në pjesën e brendshme 100 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Menjëherë pas gjetjes së drogës, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit shtetasin Petro Memica.
Nga të dhënat hetimore është mësuar se ai po udhëtonte në drejtim të Fierit ndërsa destinacioni i drogës dyshohet se ka qenë trafikimi nga deti për në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›