Spanja fiton miqësorenndaj Koresë së Jugut
AUSTRI- Spanja mundi 1-0 Korenë e Jugut në miqësoren e zhvilluar në Austri. Kampionët e Evropës hasën edhe këtë herë vështirësi përballë një kundërshtari të vendosur mirë në mbrojtje, megjithatë rastet për shënim të tyre kanë qenë të shumta. Jorente e Fabregas patën dy shanse të mira për të shënuar në fillim të ndeshjes, por nuk arritën përballë portierit koreano jugor. Në pjesën e parë, portierit spanjoll Pepe Reina iu desh të bënte dy pritje shpëtimtare për të mos lejuar pësimin e golave.
Edhe në pjesën e dytë Spanja ka qenë më aktive, por aziatikët janë mbrojtur mirë dhe kanë rrezikuar me anë të goditjeve të dënimit. Pak minuta para fundit, mesfushori i Seviljes Hezus Navas arriti të zhbllokonte rezultatin, pas një topi të kthyer nga portieri në gjuajtjen e David Vijës. Kjo ishte fitorja e dytë për iberikët në ndeshjet miqësore para Botërorit, pas asaj me Arabinë Saudite pak ditë më parë. Spanja ndodhet në grupin H të Botërorit bashkë me Zvicrën, Hondurasin dhe Kilin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)