Kom. Ekonomisë, Ok uljes së taksës së investimit
Është miratuar sot nga ana e Komisionit parlamentar të Ekonimisë projektligjin për uljen e taksës së investimit. Ky vendim është marrë për të lehtësuar investitorët në projekte të mëdha, si ato në energjetikë, infrastrukturën rrugore.
TIRANE- Komisioni parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për uljen e taksës së investimit nga 1 deri në 3 për qind që është aktualisht dhe 2 deri në 4 për qind për Bashkinë e Tiranës, në 0.1 për qind. Ky vendim është marrë për të lehtësuar investitorët në projekte të mëdha, si ato në energjetikë, infrastrukturën rrugore etj.
Komisioni ka diskutuar edhe lidhur me projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të palëve të treta në transport. Drafti parashikon dëmshpërblimin e pasagjerëve në rast aksidentesh me shumën 2 milionë lekë për rast vdekje dhe 4 milionë lekë në rast të pa aftësisë së përhershme.
Projektligji parashikon sigurimin për pasagjerëve të autobusëve urban dhe interurban, taksive, mjeteve lundruese, trenave etj. (a.r/news24/balkanweb)