10 kushtet e opozites Rama Gati per pakt kombetar
Një pakt kombëtar për integrimin e vendit. Këtë i ka propozuar kryetari i socialistëve Edi Rama, kryeministrit Sali Berisha, vetëm një ditë pasi nuk u arrit të miratoheshin ligjet me 3/5 e votave në kuvend. Rama prezantoi në media një draft me 10 pika me emrin “Shqipëria si gjithë Europa”. Në themel të tij janë konsensuse të mëdha mes maxhorancës dhe opozitës, të cilat kryetari socialist i renditi nga 1 te 10, duke i listuar të parën, rregulloren në kuvend e deri te shkarkimi i këshillit drejtues të RTV publik shqiptar.
“Të votojmë menjëherë konsensualisht rregullat e bashkëjetesës në sallën e kuvendit. Të vendosim me marrëveshje dy palëshe përfundimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012. Të adresojmë me një proces konsensualisht të dakordësuar zgjedhjen e këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të zgjedhim kryetarin e KLSH-të, avokatin e popullit. Të hapim një tryezë për rishikimin e kushtetutës, ku të përfshijmë komisionin e Venecias, qoftë për kufizimin e imunitetit parlamentar, qoftë për ndërhyrjet në kushtetutë që lidhen me disa nga draftet e sotme të paraqitura nga qeveria në kërkim të 3/5, dhe qoftë për ato çështje me interes kombëtar e publik që meritojnë të rishikohen edhe njëherë në transparencë të plotë me publikun. Të balancojmë me konsensus bordin e TVSH-së dhe të zgjedhim një drejtues që garanton paanshmërinë e informimit të publikut. Ne këto kemi, por jemi të hapur që pala tjetër të shtojë edhe të tjera”, tha Rama.
Rama tha se kundërshtari i tij politik Sali Berisha duhet të pranojë këtë pakt të gjerë, nëse i intereson vërtet integrimi europian.
Rovena Moçka