E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagime nga QSUT Pulla ne ilace identifikoi vjedhjen

Të gjithë ata që punojnë në Qendrës Spitalore Universitare, Nënë Tereza janë nën inspektim, për abuzimet me barnat e pacientëve. Reagimi ka ardhur nga drejtori i QSUT-së Sajmir Ivziku, pas arrestimit të dy mjekëve dhe një farmacisteje që shisnin medikamentet e spitalit në farmaci private. Ivziku thotë se vetëm farmacistja ishte pjesë e stafit të QSUT dhe bashkëpunonte me dy mjekë që nuk figurojnë si të punësuar në këtë institucion.

“Në një moment kur ne në përpjekje të jashtëzakonshme bëjmë të mundur sigurimin e materialeve, medikamenteve të nevojshme në shërbim të jetës së pacientëve, personat që guxojnë dhe do të guxojnë të vënë dorë mbi ilaçet dhe medikamentet e spitalit nga ana jonë do të përballen me  ashpërsinë më të madhe”, tha Ivziku.

Për të njëjtën çështje ka reaguar dhe kreu i Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të barnave, Besnik Jaku. Ai thotë se falë pullës së vendosur vetëm dy muaj më parë në të cilën shkruhet “medikament për përdorim spitalor”, ishte më e lehtë identifikimi i barnave të dala nga pavijonet e QSUT. Sipas Jakut, madje edhe shiringa nga spitalet e shtetit kanë dalë për t’u shitur në farmaci.
 
“Të gjitha barnat që janë me pullën për përdorim spitalor por dhe me vulën e vendosur nga subjektet farmaceutike që i kanë treguar në spital dhe këto barna do të verifikohen kur kanë dalë nga depoja e spitalit, kur janë blerë, te cila farmaci e cilit spital janë shitur”, tha Jaku.

Aktualisht sasia e baranve te konfiskuara ndodhet ne qendren kombetare te kontrollit të baranve. Jaku ka sigururuar se edhe në rrethe të tjera të vendit do të nisin inspektime më intensive jo vetëm në farmaci, por dhe në spitale.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›