E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londra: S’kemi asnjë afat për tërheqjen nga Iraku

Londër (start)-Ministria britanike e Mbrojtjes, përsëriti sot se nuk ishte caktuar ndonjë datë për tërheqjen e kontingjentit të saj nga Iraku, pas deklaratave të këshilltarit irakian për sigurinë kombëtare, Mouaffak al-Roubaïe, i cili përmendi largimin brenda fundit të vitit 2009."Tani për tani nuk kemi përcaktuar datë. Po bëjmë përparime në Basra, qytet në jug të Irakut pranë të cilit janë vendosur trupat britanike. Jemi në rrugë të mbarë për të bërë ndryshimin themelor të misionit, që do të bëhet siç e ka njoftuar kryeministri Gordon Brown, në vitin 2009"-deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, i pyetur nga AFP-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›