E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli plan për kolonizime në Cisjordani

Cisjordani (start)-Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka aprovuar muajt e fundit dhjetëra projekte për ngritjen e kolonive në Cisjordani dhe pse është në kundërshtim me angazhimet ndërkombëtare të Izraelit, bëri të ditur sot e përditshmja Haaretz. Gazeta bën të ditur se projektet për ngritjen e kolonive janë parashikuar të zbatohen në lindje të barrierave ndarëse të ngritura në Cisjordani dhe në blloqet e kolonive që Izraeli do që të ketë nën kontroll, në kuadër të përfundimit të konfliktit me palestinezët.

Kryeministri palestinez akuzoi Izraelin se po vë procesin e paqes në rrezik duke mos ndalur angazhimet e tij për ndalimin e kolonizimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ronen Moshe deklaroi se ''artikulli është gënjeshtër, ka të dhëna të gabuara dhe nuk përmban asnjë normë gazetareske''.

Plani ndërkombëtar për paqen i miratuar në 2003 dhe i aprovuar nga Izraeli synon fundin e dhunës izraelito-palestineze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›