Ndihmat ndalohen, Hungaria kundershton BE dhe FMN-ne
Kryeministri hungarez Viktor Orban nuk pranon me kushtet e BE-se dhe FMN-se.
Kryeministri i Hungarise Viktor Orban nuk deshiron me te kurseje, por synon te hartoje programe ne ndihme te ekonomise. BE-ja dhe FMN-ja kundershtojne. Situata financiare e Hungarise mund te perkeqesohej rende ne 2011. Kryeministri i ri konservator i Hungarise, i zgjedhur ne fund te muajit prill, Viktor Orban, ndihet i forte. Ne fund te fundit ai gezon ne parlament nje maxhorance komode prej dy te tretash. Orban ndihet madje aq i forte sa tani eshte gati te hyje ne konflikt me Fondin Monetar Nderkombetar dhe Bashkimin Evropian. Kryeministri njoftoi se Hungaria do ta arrije kete vit objektivin buxhetor per nje deficit prej 3,8% te produktit te brendshem bruto. Ai nuk do te zbatoje masa te tjera kursimesh, megjithese per to ishte rene dakord me BE-ne dhe FMN-ne, te cilat ne kembim akorduan nje kredi emergjente prej 20 miliarde eurosh. Kjo kredi ishte negociuar nga ish qeveria socialiste e Hungarise dy vjet me pare, kur vendi gjendej ne prag te falimentit shteteror. Hungaria do ta provoje me forcat e veta. Fitorja e bindshme ne zgjedhje i jep kryeministrit Orban mbeshtetjen e nevojshme ne parlament. Vitin e ardhshem Viktor Orban synon t'ia dale mbane pa ndihme nderkombetare dhe heq dore nga kestet e fundit te kredise se FMN-se. Borxhet, te cilat duhet te shlyhen vitin e ardhshem, qeveria konservatore do t'i paguaje nepermjet rifinancimit ne tregun e lire te kapitalit. Nese kjo do te kete sukses mbetet te shihet. Dy agjenci vleresimi risku kane kercenuar paraprakisht me uljen e notave per obligacionet shteterore hungareze. Megjithate, vetem nje jave me pare, Hungaria ia doli mbane te shiste ne treg obligacione shteterore afatgjata. Viktor Orban nuk deshiron t'u vendose hungarezeve masa te tjera kursimi, perkundrazi. Ai njoftoi nje program te gjere ne ndihme te ekonomise, per te nxitur rritjen. Keshtu ai synon te permiresoje te ardhurat fiskale. Parlamenti hungarez, kunder vullnetit te FMN-se, vendosi nje takse speciale per bankat, e cila gjithashtu pritet te kontribuoje ne mbushjen e arkave te shtetit. FMN dhe BE kritikojne se taksa mund te destabilizoje me tej sektorin bankar ne Hungari te goditur nga kriza, dhe te coje ne uljen kreditimit te ekonomise. Nderkohe qe komisioneri Olli Rehn paralajmeron ndaj nje krize te rende ne Hungari nese nuk ndiqet kursi i kursimeve. Bashkimi Evropian kerkon nga Viktor Orbani qe vitin e ardhshem te arrije nje nivel deficit buxhetor prej 3% te produktit te brendshem bruto, dhe pas gjashte vjetesh te permbushe kriterin e BE-se per nivelin e borxhit publik. Orban kerkon tani me shume kohe nga BE-ja per uljen e deficitit. Komisioneri i BE-se per politiken monetare Olli Rehn para pushimit te veres deklaroi se masat e kursimeve te qeverise hungareze nuk jane te mjaftueshme. Shefi i Bankes se Evropes Lindore, Thomas Miroe, ne nje interviste per gazeten "Handelsblatt", paralajmeroi se nje Hungari e paqendrueshme mund te rrezikoje edhe vende te tjera evropianolindore.