Londra, oazi i luftës, Lamtumirë bunkerit të Çërçil- it.
Është në shitje: pallati mund të kushtojë 50 milion euro. Nga atje, drejtonte operacionet kundër Hitlerit. I ndërtuar në filim të `900 në zemër të qytetit, është sot i hapur për turistët.
Pallati është prej mermeri të bardhë, i ndërtuar gati 100 vjet më parë. Fasada është në Ëhitehall, një prej rrugëve më të famshme të Londrës, ajo që bashkon Trafalgar Squarea Ëestminister, pallati i Parlamentit. Është një nga ndërtesat më përfaqësuese dhe më domethënëse të historisë britanike, vendqëndrimi i përhershëm i Ministrit të Mbrojtjes; "shtëpia", e viteve më të vështirë dhe më të bujshëmtë Ëinston Churchill. Ajo nga e cila jepeshin direktivat në kohën e luftës.
Tani, ai pallat do të vihet në shitje. Financat, gjithnjë e më shumë në ulje të mbretërisë këmbëngulin. Ministri i Thesareve insiston, Ministri i Mbrojtjes përpiqet ta bindë, për të mos e shitur, se sa vlen një dokument i vërtetë: 1000 dhomat, tre kilometër e gjysëm korridor, tunelet e nëndheshëm sekretë që lidhin pallatin me Doëning Street, dritaret me pamje nga parku Saint James dhe kopshtet e Buckingham Palace. Të gjitha këto mund të bëhen pronë e dikutj në shkëmbim të 50 milion eurove. Si në kohët e konservatores Margaret Thaçer, e cila ndoqi një politikë të egër privatizimi, madje dhe laburistët përulen para nevojave të arkës dhe hipotizojnë të heqin dorë nga argjendaria e familjes. Ose më mirë të themi nga bizhuteritë e Kurorës.
Tani, përmes hyrjes së fshehur, pasi kalon një portë të vogël, e cila hapet nën një shkallë që të çon nën tokë, mijëra truistë çdo ditë, hyjnë në të madhin pallat të bardhë: atje poshtë ështëCabinet Ëar Rooms ( Kabineti i Dhomave të Luftës) dhomat bunker brenda të cilave vendoseshin strategjitë ushtarake gjatë luftës së dytë botërore. Nga 1939 deri në 1945, kur Londra ishte nën kërcënimin të bombave gjermane, shteti më i madh i forcave të armatosura nga këtu operacionet, pa dalë kur në dritë dhe të rrezikonte, mund të shkonte tek të gjitha pallatet e fuqisë, përfshirë këtu dhe shtëpinë e kryeministrit, e cila ndodhej në rrugën Doëning Street. Nga këtu, kryeministri, me cigaren kubaneze në buzë, u premtonte anglezëve "lot, djersë dhe gjak" për të luftuar armiqtë. Me një biletë prej 10 stërlinash nga ora 10 deri në orën 18 të ditës, është e mundur hyrja në atë tunel, dëshmitar i historisë, që është bërë një muze i atyre viteve të vështira të Evropës në luftë. Ndodhet dhe dhoma e vogël me shtratin ku pushonte Çërçil; zyrat me muret të veshura me harta gjeografike; radiot për të komunikuar e deri tek enët e kuzhinës ku hanin ushqimin.
Në ato dhoma, pas pak, mund të zenë vend menaxherët e financave, me këmishë dhe kravata, që gjithmonë e më shumë zgjedhin Londrën si vendqëndrim kryesor nga e cila mund të drejtojnë bizneset e tyre. Ose ndoshta ku i dihet, tani që rusët janë bërë padronët e rinj të qytetit, mund të jetë një i tillë me oborrtarët e vet padroni i këtij pallati.
Prej kohësh ndërtesa e kishte humbur rëndësinë e saj dhe shumë nga dhomat kishin mbetur të parregulluara. I ndërtuar vetëm brenda katër vjetvëve nga 1906- 1910 me gurë të bardhë nga Portlandi i Amerikës, ka kushtuar 1 milion e 200 stërlina. Në të u vendos në fillim Ëar Office (Zyra e Luftës), e cila më parë e kishte rezidencën në Pall Mall, por ky vend ishte bërë shumë i vogël për kërkesat në rritje të perandorisë britaniketë fundit të shekullit të XIX. Sekretarët e Shtetit dhe zyrtarët më të lartë kishin gjetur në ndërtesën e stilit neo- barok vendin e përshtatshëm për rangun e tyre dhe për fuqinë e tyre. Dhe kështu ka qenë për më shumë se gjysëm shekulli. Në 1914 Laërence shkruante nga këtu, ku kishte një zyrë, historitë e udhëtimeve të tij në Lindjen e Mesme dhe dizenjonte hartat e atyre vendeve. Nga 1919 deri më 1921, kur Ëinston Churchill ishte ministër i luftës, pallati ishte bërë banesa e tij e zakonshme.
Në vitet `30 fillon rënia, e ndërprerë kjo nga emergjencat e reja. Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë, fushata e Suezit kishin pasur sërisht si teatër dhomat në formë ovale, me pamje nga parku, të pallatit të ndërtuar në formë trapezi, në mënyrë që të mund të futej mes Ëhiteëall dhe pallatit të rojeve Mbretërore. Dhe në katet e nëndheshme, kishte mbetur ajo derë, që tani është e hapur për turistët. Një nga banorët e fundit dhe shumë i famshëm ka qenë John Profumo, sekretari i Shtetit për luftën nga 1960 deri tek 1963, politikani i parë britanik, i cili është përfshirë në një skandal me pullë të kuqe , i cili këtu kthehej çdo mengjes pasi kishte kaluar natën me të dashurën e tij, Christine Keerler. Në 1964, shumë zyra të mbrojtjes kishin ndërruar vendndodhje, dhe pse kjo mbetej rezidenca e ministrisë. I rustrukturuar në vitet `80, pallati ka mikëpritur të fundit Geoff Honn. Më pas ka fati ka rrjedhur që, nëse ministri i mbrojtjes do dorëzohet para presioneve të Thesarit, duket se pallatido të bier në duar private.
Përreth, gjithsesi ka ndryshuar shumë: pallati i ministrisë së mbrojtjes ndodhet mes Ëhitehall dhe simbolit të Londrës, e cila ka ditur të mbajë vendin e parë, madje të marrë titullin e kryeqytetit të botës- ndërtesa është në një prej vendeve më prestigjoze të qytetit, pikërisht në zemër të kryqëzimit mes traditës dhe modernitetit.
Sa mund të vlejë, në një prej qyteteve me një vlerë të imobilareve, e cila rritet çdo ditë. Çmimi i kësaj ndërtese, sipas teknikëve që kanë hipnotizuar shitjen nis nga një bazë prej 35 milion stërlina, 50 milion euro. Po kjo është vetëm një shifër fillestare: kuotimet do të varen nga kërkesat. Dhe kush do të blejë këtë pjesë të historisë, duhet të mendojë mirë për çmimin astronomik që kërkon mirëmbajtja e këtij pallati.