E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'do ketë më as plehra për të ngrënë e jo më për të hedhur!"

Më vjen shumë keq për popullin e Tiranës, Vlorës dhe gjithë Shqipërisë për ç'ka ndodh ditë për ditë në vend. Duket situatë aq pesimiste, sa shpesh mendoj se na ka braktisur dhe Perëndia në këtë "Long Life Tranzicion". Jetojmë të zhytur në baltë, në shtëpi nuk kemi ujë e drita, punë nuk gjen gjëkundi dhe ata që qeverisin sillen në atë mënyrë, sikur për gjithë këto mungesa u kemi borxh edhe ndonjë falënderim. Duket sikur na thonë: "Duhet ta ulni atë dreq koke diçka më shumë!". Shqetësohemi për plehrat ne? Hiç mos u shqetësoni, të paktën sa të fillojë Centrali Atomik & Treni Elektrik, se pastaj në Shqipëri nuk do të ketë më as plehra për të ngrënë e jo më për të hedhur te koshi! Me këtë rast kursejmë edhe ato pak 2100 lekë që na kanë ngelur. O Zot, kur do të vijë ajo ditë, të vemë edhe ne pesë lekë mënjanë?!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›