Lordi britanik ecën në këmbë për 1 vit, kalon edhe në Shqipëri
TIRANË- I nisur nga vend i origjinës së lojrave olimpike, pasi ka përshkryar më parë në këmbë një seri qytetesh greke mes të cilëve edhe kryeqytetin helen Athinën, lordi britanik Michael Bates ka vijuar prej më shumë se dy javësh udhëtimin e tij në territorin shqiptar, duke përshkruar një sërë qytetesh si Gjirokastër, Fier, Lushje, Kavajë, Durrës dhe së fundi edhe në Tiranë.
Misioni i tij “Ecje për armëpushimin”, përbën një fushatë sensibilizuese për ndalimin e konflikteve në zonat e nxehta të globit, në prag të lojrave olimpike dhe në frymën e pajtimit dhe mirëkuptimit që duhet ti paraprijë një eventi të tillë sportiv.
“Fillimi i Lojrave Olimpike kishte si qëllim shuarjen e konflikteve dhe arritjen e armëpushimit mes shteteve. Në lojrat moderne olimpike armëpushimi është bërë dicka simbolike. Kam udhëtuasr për 2 muaj dhe kam edhe 10 muaj deri në Londër, ndjehem shumë mirë”, tha Michael Bates
Lordi Michael Bates një figurë e njohur politike në Britaninë e Madhe, ish- ministër dhe anëtar i dhomës së lordëve, pas mbërritjes në kryeqytet pritet të zhvillojë takime me drejtues të lartë të shtetit dhe opozitës nga ku do të synohet prej tij krijimi i një klime pajtimi dhe mirkuptimi edhe në Tiranë, në frymën e lojrave olimpike.
I pyetur se c’mendon për shqiptarët dhe Shqipërinë ai përgjigjet se ndjehet i mrekulluar si nga natyra dhe mikpritja shqiptare duke i cilësuar këta të fundit si njerëz punëtorë dhe me shumë humor.
Bate është i dyti lord anglez që ndërmerr një udhëtim në Shqipëri pas lordit Bajron tre shekuj më parë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Lordi britanik ecën në këmbë për 1 vit, kalon edhe në Shqipëri