Deko: “Barcelona fiton titullin”

- Mesfushori i Barcelonës, Deko pohoi se gara për titullin kampion është gjërësisht e hapur, pasi skuadra e tij barazoi me Betis, ndërkohë që rivalja kryesore, Reali i Madridit mori kryesimin kur kanë mbetur edhe katër javë nga përfundimi i sezonit.
Dy ekipet ndodhen në kuotë të barabarata. "Liga është shumë e balancuar dhe shuëm gjëra mund të ndodhin në katër ndeshje", tha Deko për sitin portugez portugoal.net.
"Ne nuk e kemi humbur kampionatin. Nëse do të kishte një diferencë ta madhe pikësh atëherë do të ishte e komplikuar. Reali i Madridit nuk mund të humbë apo të barazojë. Nesë ne fitojmë katër ndeshje dhe ata barazojnë vetëm një, atëherë kampionë do të jemi ne".
"Ekipi ynë duhet të ketë kurajo dhe dëshirë dhe ne do të japim gjithcka për të fituar.Ne kemi respket për veten tonë dhe tifozët. Ajo cka unë mund të garantoj është se ne do të japim 100%", - përfundoi Deko, që pranoi nga ana tjetër se gjërat janë të vështira.
Barcelona do të udhëtojë në Madrid për t'u përballur me Atletikon, pret më pas Espanjolin dhe Getafen dhe ndeshjen e fundit e ka me Gimanastik, të rrëzuar nga Primera Divizion.
Albania-sport.com