Maldini rinovon kontratën me Milanin

- Bosi i Milanit, Karlo Anceloti, konfirmoi se qendërmbrojtësi veteran Paolo Maldini nënshkroi një kontrate të re me klubin.
Kapiteni, i cilli është në sezonin e tij të 23-të me formacionin kuqezi, mendohej se do të tërhiqej për shkak të problemeve që ai ka pasur me gjurin.
"Paolo përfundimisht do të qendrojë me ne edhe për sezonin e ardhshëm pasi ai rinovoi kontratën", pohoi tekniku. "ai do të luajë edhe për 12 muaj të tjerë".
Megjithatë, disa zëra pohojnë se 38-vjecari mund të varë "këpucët në gozhdë" ne qershor pas finales së Milanit me Liverpulin në Athinë, më 23 maj.
Futbollisti me më shumë ndeshje me kombëtaren e Italisë (126), shpreson të jetë gati për finalen e tetë të tij në Ligën e Kampioneve.
"Cikli i Milanit nuk përfundon në Athinë", - tha Anceloti. "Do të vazhdojë aq gjatë sa Silvio Berluskoni do të jetë në timonin e klubit".
Albania-sport.com