E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Duhet fituar shtatë herë”

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency) - Kapiteni i ri i Marsejës, ashtu sic po cilësohet gjithmonë e më shumë nga shtypi francez, shqiptari Lorik Cana, ka folur për football365.fr pas fitores së madhe të Marsejës me Lilë (4-1) në prag të sfidës së radhës me Valencien. Ja dhe një pjesë e intervistës: Lorik Cana, OM ka bërë një ndeshjet e tij më të mira kundër Lilës? - Për nga cilësia, prodhimi i lojës është e vërtetë që ne kemi bërë një ndeshje të mirë. Nuk ishte e lehtë. Kur kundërshtari ishte me dhjetë lojtarë na lejoi më shumë hapësirë. Por, nga ana tjetër gjithmonë është provuar se është më vështirë përballë një kundërshtari që luan me dhjetë. Unë besoj se kemi pasur meritën për të krijuar shumë lëvizje dhe prodhuar lojë kundër një ekipi si Lilë që është shumë rigoroz në lojë. Ne arritëm të bëjmë diferencën dhe kjo është mirë për ne. Cilat ishin mesazhet tuaja përpara ndeshjes? - Më e rëndësishmja është të jesh i ndërgjegjshëm që, para së gjithash, është të mos i lejosh kundërshtarët të mos shkëputen. Në karrierën e një lojtari futbolli, të marrësh pjesë në Ligën e Kampioneve është dicka e jashtëzakonshme pasi kjo i jep bonuse dhe klubit, njerëzve që e duan klubin dhe lojtarëve. Është shumë e rëndësishëm të jesh koshient për këtë. Pastaj ka disa gjëra që thuhen dhe duhen të qëndrojnë midis nesh. Si e ndjeni veten në rolin e kapitenit? Personalisht, unë nuk e kam pritur për të mbajtur shiritin e kapitenit dhe këtë e kam thënë edhe në ekip. Në fushën e lojës nuk ndryshon asgjë, por përpara ndeshjes ka më shumë rëndësi. Dihet që kapiteni është Habib (Beje), dhe ne kemi dëshirë që i ai të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur, unë kam provuar që ta përdor këtë komandim në mënyrën më të mirë, por në fushën e lojës nuk ndryshon asgjë. Cfarë mendoni për praninë e Xhibril Sise në bankinë? - Është zgjidhje e trajnerit. Xhibril po jeton një moment delikat, por megjithatë ai mbetet një sulmues i madh. Pas periudhës që ka kaluar, nuk mund t'i kërkohet kurrsesi mrekullira. Pritet shumë nga Xhibril, ai është numri një te Marseja, që është klubi numër një në Francë. Është normale që ai të ketë presion. Ne do ta ndihmojnë të rimarrë vetën, por ai është i vetëdijshëm që faktori më i rëndësishëm është klubi. Valensien do t'u krijojë probleme? - Unë nuk luajta ndeshjen ardhjes. Ky ekip nuk na krijoi probleme në Velodrom. Fituam ndeshjen, por në fizionominë e ndeshjes, nuk e meritonim t'u imponoheshim. Në imazhin e trajnerit të tij, ekipi i Valensien, është i rigoroze dhe ka një sulmues shumë të mirë (Savidan). Ata ndaluan Lionin në shtëpi. Valencien ka nevojë për pikë dhe do të luftojë. E dimë se nuk do të na bëjë asnjë dhuratë atje. Duhet të jemi ne që do të shkojmë për të kërkuar fitoren. Cilave ekipe ju trembeni më shumë në këtë fund sezoni? Është e vështirë për t'u thënë: Lens, Toulouzë, Lilë, Bordo dhe Sosho. Ne duhet të përqendrohemi dhe diferenca do të duket në numrin e pikëve të mara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›