E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memelli: “Në sulm për fitoren e parë”

Nga Dash Frashëri
ASA (Albania Sport Agency) - "Më vjen keq, që në minutat e fundit të takimit nuk arrita të finalizoja me anë të goditjes me kokë dhe t'i jepja fitoren e ekipit, që do të ishte njëherësh edhe e para për skuadrën në këtë sezon, por dhe goli im i parë zyrtar me fanellën e Gais". Kështu është shprehur ekskluzivisht sot për Agjencinë Sportive Shqiptare, Albania-sport.com, Migen Memelli, sulmuesi i ri sezonal i skuadrës suedeze të Gais. Edhe pse ndihet i lumtur nga mbështetja e tifozerisë vendase, gjithsesi është kritik për paraqitjen e tij, edhe pse media suedeze e vlerëson shqiptarin me tone të ngrohta në debutimin e tij të parë zyrtar në Suedi, në takimin Gais-Hamarby (1-1). "Migen Memelli në një kundërsulm arriti t'i shpëtonte mbulimit të tre kundërshtarëve, kur mori një top nga zëvendësuesi Martin Dohlsten, por sulmuesi u pengua thuajse në afërsi të zonës kundërshtare", shkruan siti i klubit, qe vecon faktin se paraqitja e sulmuesit të vetëm të Gais, Memellit me fanellën nr. 9 ishte në lartësinë e duhur. Migen u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në atë takim. Memelli ka patur dhe një bisedë me trajnerin dhe thotë se ai ka folur pozitivisht për shqiptarin. "Më përgëzoi për paraqitjen dhe lojën, por natyrisht që edhe unë jam i vetëdijshëm se ai pret më shumë nga mua. Duhet ta fitonim takimin pasi u paraqitëm më mirë dhe loja foli më shumë për ne se Hamarby", shton Memelli. "Po kështu është futbolli, tani na duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër me Malmoe, një takim që do të luhet në transfertë." "Kam parë disa ndeshje të Malmoe në TV dhe nuk është më ai ekip që konsiderohet në letër. Gjithsesi, ne luajmë jashtë më mirë. Edhe Malmoe në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›