E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Goli im i vlefshëm për ekipin”

Nga Arsim Ziberi
ASA (Albania Sport Agency)- Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, gjatë një deklarimi për televizionin e kubit (OMTV) e cilësoi si të rëndësishëm golin e tij. "Goli im ishte i rëndësishëm pasi ishte i dobishëm: na lejoi ne të mos e vinim në dyshim", citohet Cana. Siti francez lephoceen.fr i referohet një fakti që tani është bërë e zakonshme me ish-lojtarin parizien. "Falë tij dhe mentalitetit të tij që bën diferencën, ai (Cana) injekton edhe ngul te lojtarët e tjerë mentalitetin fitues. "Na kanë mbetur akoma dhe katër ndeshje të kampionatit. Duhet ruajtur ky mentalitet deri në fund". Cana e di që të gjithë presin shumë nga Olimpiku i Marsejës. "Kemi zhgënyer shumë njerëz, por i kemi ende mundësitë dhe armët për t'ia dalë". Së fundi mesfushori i Kombëtares shqiptare flet edhe për finalen e Kupës së Francës, e programuar për më 12 maj, ku Marseja shkon me një avantazh psikologjik, por në futboll nuk ka kurrë siguri: "Psikologjikisht mund të ketë pasoja", - vlerëson Cana, - por unë mendoj se ndeshja do të jetë komplet e ndryshme dhe nuk duhet harruar se do te kemi përballë një ekip që na nxjereë probleme". Kundër Soshosë, lojtari i Kombëtares franceze, Frenk Riberi është zgjedhur si olimpikasi më i mirë (nota 8.30), ndërsa Lorik Cana i dyti (7.50) dhe Xhibril Sise i treti (6.80). Goli dhe shpetimi i golit te OM- nga Cana
Marseille 4-2 Sochaux

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›