E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana: I shkelëm me këmbë

Lorik Cana flet për Olimpikun e tij të Marsejës pas fitores së fundit

-Lorik, si ndjeheni pas kësaj fitoreve të Marsejës, sidomos pas një pjese të parë të shkëlqyer? “Ne bëmë një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, ndoshta është më e mira që nga fillimi i sezonit. Pjesa e dytë ishte korrekte, ne patëm shumë raste, por edhe ata iu afruan barazimit. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që nuk do të na duhet shumë kohë për t’u ngjitur në krye. Më e rëndësishme është që fituam dhe që vazhduam ecurinë tonë pozitive, aq më shumë që mundëm një skuadër që po kalonte një periudhë shumë të mirë. Por ata u shkelën me këmbë. Djemtë janë të ndërgjegjshëm edhe për gabimet që kemi bërë dhe që nuk duhet t’i përsërisim. Jemi të kënaqur me rezultatin, por më shumë me mënyrën sesi u arrit. Ideale është të luajmë gjithnjë siç bëmë në pjesën e parë, por është e vështirë të mbahet gjithnjë ai nivel, porse ne duhet të mbetemi të ekuilibruar në mbrojtje dhe në sulm në të gjitha ndeshjet. E dimë se nuk do të luajmë kështu përgjithnjë, por të përpiqemi të ndodhë sa më shumë që të jetë e mundur”. -OM po i afrohet gjithnjë e më shumë vendit të tretë në renditje ... “Ne ende nuk jemi aty, jemi ende prapa. Janë 3 pikë diferencë, një ndeshje e plotë dhe nuk është e lehtë. Ne do të jemi sërish pritës javën që vjen dhe do të përpiqemi të fitojmë 3-pikët, porse na duhet të fitojmë maksimumin e pikëe jashtë fushe. Sidoqoftë, jemi në ecuri të mirë. Kam thënë se vetëm në fund të shkurtit do të shikojmë nëse OM do të jetë në luftë për një nga 3 vendet e para apo jo. Koha më dha të drejtë”. -Ekziston përshtypja se ju po ndiheni gjithnjë e më mirë në pozicionin si mbrojtës? “Unë nuk kam shumë raste që të luaj në këtë pozicion, por jam përshtatur shpejt dhe ndjehem gjithnjë e më shumë i orientuar drejt. Kjo është logjike sepse në këtë pozicion kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, ndaj orientohem shpejt. Edhe skuadra kuptohet shpejt dhe kështu secili prej nesh e ka më të lehtë”. -Si shpjegohet lëshimi juaj në fund të ndeshjes? “Është çështje organizimi. Ne patëm shumë raste dhe menduam se mund të shënonim gol sa herë që të dilnim në sulm. Ishte një naivitet i tepruar dhe unë kam pjesën time të fajit sepse duhej të bëja skuadrën të ngadalësohej dhe të mbanim ndeshjen në 2-0. Nuk duhej ta kishim pësuar atë gol”. -Stiv Mandanda sërish bëri një pritje klasi ... “Po, madje në rezultatin 1-0. Bëri një pritje shumë të bukur. Ashtu duhej bërë dhe ai e realizoi. Nuk kemi ç’të themi për Stivin, ai ishte i pagabueshëm si gjithnjë”. Përgatiti nga “om.net”, B.Kuka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›