Lorik Cana gropos LiverpulinKjo ishte fitorja e pestë e Sandërlendit në nëntë ndeshje

Rrjetet sociale:
Pas barazimit dramatik 2-2 me Mançesterin në “Old Trafford”, Sandërlendi i kapitenit Lorik Cana arriti një tjetër rezultat të bujshëm në Premier Ligën angleze, duke mundur 1-0 Liverpulin e madh në “Stadiumin e Dritës” tërësisht të shitur, falë një goli të artë të të zakonshmit Darrën Bent.
Një gol që e çoi Sandërlendin në vendin e 7-të, pikërisht duke lënë një vend më poshtë Liverpulin e Rafael Benitezit, tani i teti.
Kapiteni Lorik Cana, në njohës i mirë i Liverpulit, pasi ka luajtur kundër “Redsave” edhe kur udhëhiqte në Francë, Olimpikun e Marsejës, - madje i ka shënuar edhe gol – zhvilloi një tjetër lojë spekatolare, duke bllokuar në zemër të mesfushës çdo aksion të liverpulasve, sidomos në fundin e takimit, e si zakonisht u ndëshkua me kartonin e verdhë.
Loriku tentoi të shënojë edhe gol, me një gjuajtje të fuqishme nga një distancë prej më shumë se 30 metrash, por sfera përfundoi paksa jashtë kuadratit.
Kjo ishte fitorja e pestë e Sandërlendit në nëntë ndeshje, pas atyre me Sauthemptonin (5-2), Hull Sitin (4-1), Birmingam Sitin (2-0) dhe Boltonit (1-0). Sandërlend ka humbur me Çelsin (3-1), Bërnlin (3-1) dhe Stoke Siti (1-0).
Numri i klikimeve - 130
E Shtune, 17 Tetor 2009